15.6 C
Sterling Heights
21/08/2026, 10:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Thaçi nga Haga kërkon marrëveshje të gjerë politike: Kosova duhet të bashkohet për çështjet strategjike dhe presidenti të zgjidhet nga populli

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetThaçi nga Haga kërkon marrëveshje të gjerë politike: Kosova duhet të bashkohet...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për një marrëveshje të gjerë politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, duke kërkuar që partitë politike të ulen në një tryezë dhe të arrijnë zotime të përbashkëta për çështjet strategjike të vendit.

Në një intervistë të realizuar me shkrim për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, të fundit para shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë, Thaçi thekson se Kosova ka nevojë për një konsensus të ri politik përtej përplasjeve të përditshme partiake.

“Mendoj se politika kosovare, pozitë dhe opozitë, duhet të ulet në një tryezë, të diskutojë dhe të pajtohet rreth disa zotimeve të përbashkëta”, ka thënë Thaçi.

Ai ka renditur një sërë çështjesh që, sipas tij, duhet të jenë objekt i një marrëveshjeje të përbashkët: siguria kombëtare, reformat demokratike, reforma zgjedhore, politika e jashtme, marrëveshjet ndërkombëtare, investimet në mbrojtje, integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe ruajtja e raporteve speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ka propozuar gjithashtu që zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli të merret në konsideratë si një mundësi për të shmangur krizat institucionale në të ardhmen.

Në qendër të mesazhit të tij është edhe forcimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, ndërsa dialogu me Serbinë, sipas Thaçit, duhet të trajtohet si pjesë e agjendës strategjike të vendit.

Intervista është realizuar në rrethana të veçanta. Pyetjet për situatën politike në Kosovë i janë dërguar ish-presidentit më 9 mars 2026, ndërsa përgjigjet janë finalizuar më 29 korrik 2026, në orën 11:55. Në momentin kur pyetjet iu dërguan Thaçit, Kosova ndodhej në një ngërç institucional, ndërsa edhe sot situata politike vazhdon të përballet me vështirësi në krijimin dhe funksionalizimin e institucioneve të reja.

Thirrja e ish-presidentit vjen në një moment të ndjeshëm për Kosovën dhe, në thelb, përçon mesazhin se çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare, integrimin euroatlantik dhe marrëdhëniet strategjike me aleatët duhet të qëndrojnë mbi ndarjet e zakonshme politike.

“Mendoj se politika kosovare, pozitë dhe opozitë, duhet të ulet në një tryezë, të diskutojë dhe të pajtohet rreth disa zotimeve të përbashkëta: sigurisë nacionale, reformave demokratike, reformës elektorale (zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli, si mundësi për evitimin e krizave institucionale), politikës së jashtme, marrëveshjeve ndërkombëtare, investimeve në mbrojtje, integrimit në NATO dhe BE, raporteve speciale me SHBA-në, pastaj me Shqipërinë dhe eventualisht dialogut me Serbinë, etj”, tha  Thaçi.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img