15.6 C
Sterling Heights
21/08/2026, 10:12
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Përplasje në Vuno mes Arjan Konomit dhe eskortës së Kryeministrit, gazetari shoqërohet në polici

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPërplasje në Vuno mes Arjan Konomit dhe eskortës së Kryeministrit, gazetari shoqërohet...

Përplasje në Vuno mes Arjan Konomit dhe eskortës së Kryeministrit, gazetari shoqërohet në polici

Një incident është shënuar këtë të enjte, më 20 gusht, në fshatin Vuno, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përfshirë në një përplasje me shoqërues të Kryeministrit Edi Rama dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë. Ngjarja është bërë publike edhe nga kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas tij, është trajtuar Konomi.

Sipas pretendimeve të Lapajt, Konomi, i cili është banor i Vunoit, ka kundërshtuar mënyrën e parkimit të eskortës së Kryeministrit në qendër të fshatit. Ai ka ngritur shqetësimin se banorët vendas gjobiten shpesh për mungesë hapësirash parkimi, ndërsa për zyrtarët e shtetit nuk po zbatohet i njëjti standard.

“Ligjin së pari duhet ta zbatojë Kryeministri e mandej çdo qytetar”, ka shkruar Lapaj, duke kërkuar që standardi i zbatimit të ligjit të jetë i njëjtë për të gjithë.

Pas debatit, sipas raportimeve, situata është përshkallëzuar në një përplasje fizike mes Konomit dhe personave të eskortës, ndërsa gazetari është dërguar më pas në Komisariatin e Policisë Himarë.

Adriatik Lapaj e ka dënuar me forcë këtë veprim, duke e cilësuar të papranueshme, sipas tij, mënyrën e shoqërimit të një qytetari që kishte ngritur një shqetësim lidhur me zbatimin e ligjit.

“E dënoj me forcë sjelljen përtej ligjit të shoqëruesve të Kryeministrit, por dhe të vetë Z. Rama, i cili i lejon vetes të drejta mbi ligjin”, ka deklaruar Lapaj.

Ngjarja ka hapur diskutime për mënyrën e ndërhyrjes së forcave të sigurisë dhe për standardet që duhet të respektohen në trajtimin e qytetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona që kundërshtojnë ose kritikojnë veprimet e zyrtarëve shtetërorë.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk është bërë publik një qëndrim zyrtar nga Policia e Shtetit apo nga zyra e Kryeministrit mbi rrethanat e plota të incidentit.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img