15.6 C
Sterling Heights
21/08/2026, 10:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pustec/ Incident në hapjen e Festivalit Folklorik Maqedonas ku merrte pjesë edhe kryeministri i Maqedonise së Veriut; Mungon himni kombëtar shqiptar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPustec/ Incident në hapjen e Festivalit Folklorik Maqedonas ku merrte pjesë edhe...

 

Pustec/ Incident në hapjen e Festivalit Folklorik Maqedonas ku merrte pjesë edhe kryeministri i Maqedonise së Veriut; Mungon himni kombëtar shqiptar

Hapja e Festivalit Folklorik Maqedonas në Pustec është shoqëruar këtë të enjte me një incident protokollar. Në ceremoninë ku morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, u ekzekutua vetëm himni i Maqedonisë së Veriut, ndërsa mungoi himni kombëtar shqiptar.

Mungesa e himnit shqiptar në një aktivitet të zhvilluar në territorin e Shqipërisë është cilësuar si shkelje e protokollit shtetëror. Sipas raportimeve, kryebashkiaku Pali Kolefski ka kërkuar ndjesë për situatën dhe ka sqaruar se Bashkia e Pustecit nuk ishte organizatore e aktivitetit. Ai ka deklaruar gjithashtu se situata nuk ishte pritur mirë as nga kryeministri Mickoski.

Kolefski ka thënë se ka biseduar me Mickoskin pas incidentit dhe se kryeministri i Maqedonisë së Veriut ishte i shqetësuar për atë që ndodhi.

Ky është një tjetër episod i debatueshëm që lidhet me respektimin e protokollit shtetëror gjatë pranisë së kryeministrit maqedonas në Pustec.

Gjithashtu, gjatë fjalimeve të tyre, si Mickoski ashtu edhe Kolefski iu referuan shtetit fqinj me termin “Maqedoni”, duke shmangur emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut”, raportojnë mediat shqiptare.

“I kam kërkuar programin zyrtar ku më kanë thënë që ka këngë e valle tradicionale maqedonase dhe do hapet me himnin maqedonas. Ja kam kërkuar që në momentin që do ekzekutohet himni maqedonas, duhet të jetë patjetër edhe himni shqiptar sepse është në çdo protokoll, në çdo pritje zyrtare ose hapje të ceremonive zyrtare. Duhet patjetër të jetë dhe himni i shtetit sepse ne jemi shtetas shqiptarë, jetojmë këtu dhe duhet të respektohet himni. Kërkoj ndjesë vërtet pavarësisht se nuk më takon mua sepse s’kam qenë organizator si bashki e Pustecit, si organizatore e këtij aktiviteti. Kam folur me kryeministrin maqedonas, ishte shumë i shqetësuar në ato momente sepse edhe unë u ndjeva shumë keq. Por ishte një moment që s’mund të reagoja fare”, u shpreh Kolefski.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img