23.8 C
Sterling Heights
26/08/2026, 13:01
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Konsullata shqiptare në Bujanoc drejt hapjes ne Shtator, zgjedhjet në Serbi mund të ndikojnë në afatet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKonsullata shqiptare në Bujanoc drejt hapjes ne Shtator, zgjedhjet në Serbi mund...

Hapja e konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc mund të realizohet gjatë muajit shtator, megjithëse zhvillimet e fundit politike në Serbi mund të ndikojnë në afatin e parashikuar.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se çështja është diskutuar gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Sipas tij, janë ndërmarrë tashmë disa hapa konkretë për hapjen e përfaqësisë diplomatike shqiptare.

Megjithatë, paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme në Serbi kanë krijuar një situatë pasigurie, e cila mund të ndikojë në ecurinë e procesit. Pajaziti është shprehur se, në rrethana të tjera politike, konsullata mund të kishte nisur funksionimin që në shtator.

Ai e konsideron praninë diplomatike të Shqipërisë në Bujanoc si një zhvillim të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Një konsullatë shqiptare, sipas tij, mund të forcojë bashkëpunimin institucional dhe të krijojë mundësi të reja për mbështetjen e projekteve në fusha si arsimi, kultura dhe zhvillimi lokal.

Pajaziti ka vlerësuar gjithashtu angazhimin në rritje të Shqipërisë ndaj Luginës së Preshevës gjatë viteve të fundit, duke theksuar se hapja e konsullatës do të shërbente për ta thelluar më tej këtë lidhje.

Ndër sfidat që mbeten, ai ka përmendur mbështetjen financiare dhe zbatimin e projekteve për komunitetin shqiptar në këtë zonë, të cilat mund të përballen me pengesa nga institucionet serbe.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img