Milani ka siguruar një vend në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas 11 vitesh pritjeje.
Skuadra e Stefano Piolit kaloi tutje pasi e eliminoi Tottenhamin pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 1-0.
Kualifikimit të “Rossonerëve” i është gëzuar shumë ish-mesfushorit të kësaj skuadre, Leite Kaka. Reagimi i tij ka qenë shumë i shpejtë në rrjetet sociale.
“Brvooo djema”, ka shkruar Kaka.
Milani, Chelsea, Bayerni dhe Benfika janë katër skuadrat e para të kësaj faze.
/BotaSot/