Sulmuesi i Newcastle United, Callum Wilson është tërhequr nga deklarata e tij që Liverpooli nuk është në garë për një vend në Top 4, pasi që “Të Kuqtë” shkatërruan Manchester Unitedin 7:0 të dielën e kaluar në “Anfield Road”.
Wilson kërkoi falje në kanalin e tij në të cilin gjendet me bashkëlojtarin e tij në Premier Ligë, Michail Antonio, në “The Footballer’s Football Podcast”.
Wilson duke qeshur tha se universi është i vendosur që të tregojë të kundërtën e deklaratës së tij, që Liverpooli nuk është në garë për Top 4.
Liverpooli tani ka tejkaluar Newcastle në tabelë, duke zënë vendin e pestë me 42 pikë, një më shumë se skuadra e Eddie Howe që renditet në vendin e gjashtë me 41 pikë të arkëtuara.
/BotaSot/


