-8 C
Sterling Heights
18/01/2026, 18:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, profesori amerikan jep disa versione si mund të arrihet marrëveshja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaNormalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, profesori amerikan jep disa versione si mund të...

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdon të mbetet temë aktuale, për çka së fundmi janë intensifikuar edhe përpjekjet nga ana e ndërkombëtareve që diçka e tillë të ndodh sa më parë.

Për një normalizim të mundshëm të raporteve Kosovë-Serbi, ka folur edhe profesori amerikan Alon Ben Meir.

Meir në një postim në Twitter, ka thënë se të gjitha se të gjitha konfliktet në lidhje me pjesën veriore të Kosovës janë të zgjidhshme dhe sipas tij, kjo arrihet vetëm nëse të dyja palët bëjnë lëshime të caktuara.

 

“Të gjitha çështjet konfliktuale që lidhen me pjesën veriore të Kosovës janë të zgjidhshme me kusht që të dyja palët, Kosova dhe Serbia , të bëjnë disa lëshime të nevojshme për të arritur një marrëveshje. Por për sa kohë që ata qëndrojnë në pozicionin e tyre aktual, sigurisht që nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje”, ka shkruar Ben Meir.

ReklamaDuke komentuar procesin e dialogut mes të dyja vendeve, profesori amerikan ka shtuar se njohja reciproke duhet të vendoset që nga fillimi i negociatave.

Nëse palët nuk bien dakord për njohje reciproke në fillim të bisedimeve, atëherë sipas Alon Ben Meir,  kjo është humbje kohe në këtë proces.

Ai ka thënë se nëse SHBA-ja dhe BE-ja bëjnë presion tek të dyja palët, mund të arrihet një marrëveshje.

“Nëse SHBA-ja dhe BE-ja janë të përgatitura të bëjnë presion nga njëra anë dhe të ofrojnë disa nxitje nga ana tjetër, veçanërisht në lidhje me perspektivën e anëtarësimit eventual të Kosovës dhe Serbisë në BE, mund të arrihet një marrëveshje”, shkruan Ben Meir në Twitter. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img