Reformat e reja të zbatuara nga FIFA dhe të komunikuara ditë më parë, nuk i kanë pëlqyer Havier Tebas-it.
Presidenti i La Liga-s shprehu zhgënjimin e tij për disa zgjidhje të njëanshme që do të mbingarkojnë edhe më shumë kalendarin.
“Disa liga që nuk janë konsultuar për asnjë nga ndryshimet e paraqitura, veဧanërisht për kompeticionin e ri vjetor për klube, për të cilat nuk ishim plotësisht në dijeni.
FIFA merr parasysh vetëm një grup të vogël klubesh dhe lojtarësh, ndërkohë që në ekosistemin e futbollit profesionist ka shumë liga profesionale, mijëra klube dhe lojtarë që nuk marrin pjesë në garat ndërkombëtare, por janë të interesuara për to”, është shprehur presidenti i La Ligës spanjolle.
/BotaSot/


