-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 7:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Si ta kuptojmë nëse trupi ynë nuk ka mjaftueshëm proteina

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteSi ta kuptojmë nëse trupi ynë nuk ka mjaftueshëm proteina

Trupi ynë ka nevojë për proteina dhe është e rëndësishme që të ketë një sasi të mjaftueshme të tyre. Sipas specialisteve ju duhet të merrni të paktën 10% të kalorive tuaja ditore nga proteinat. Por si reagon trupi juaj kur keni mungesë të tyre?

  1. Një nga shenjat që ju bën të dalloni mungesën e proteinave është ënjtja.
    Ënjtja ndihet veçanërisht në bark, këmbë dhe duar. Kjo ndodh për shkak se proteinat që qarkullojnë në gjakun tuaj, albumina në veçanti ,ndihmojnë që lëngu të mos grumbullohet në indet tuaja.
  1. Ndryshimet e humorit
    Truri juaj përdor kimikate të quajtura neurotransmetues për të transmetuar informacionin midis qelizave. Dhe mungesa e proteinave në dietën tuaj mund të nënkuptojë se trupi juaj nuk mund të prodhojë mjaftueshëm nga këta neurotransmetues dhe kjo do të ndryshonte mënyrën se si funksionon truri juaj. Për shembull, me nivele të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, mund të ndiheni të dëshpëruar ose tepër agresiv.
  2. Problemet e flokëve, thonjve dhe lëkurës. Këto përbëhen nga proteina si elastina, kolagjeni dhe keratina. Kur trupi juaj nuk mund t’i prodhojë ato, mund të keni flokë të brishtë ose të holluar, lëkurë të thatë dhe të krisur .
  3. Dobësi dhe lodhje . Kërkimet tregojnë se vetëm një javë pa ngrënë mjaftueshëm proteina mund të ndikojë në muskujt përgjegjës për qëndrimin dhe lëvizjen tuaj, veçanërisht nëse jeni 55 vjeç ose më i vjetër. Dhe me kalimin e kohës, mungesa e proteinave mund t’ju bëjë të humbni masën muskulore, e cila nga ana tjetër zvogëlon forcën tuaj, e bën më të vështirë ruajtjen e ekuilibrit dhe ngadalëson metabolizmin tuaj.

 

Foto e mare nga Tiny giant .

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img