Ndonëse ne priremi ti shohim zakonet gjithmonë të këqija ekzistojnë disa prej tyre të cilat janë në favorin tonë. Këto zakone mund të na bëjnë ti shohim gjërat më ndryshe.
Ndër këto zakone mund të përmendim:
- E thëna e fjalës “jo”. Ne jemi mësuar se të thuash jo është një veprim egoist. Por të thuash po për gjithçka mund të çojë në punë të tepërt, energji të shpërndarë dhe pakënaqësi. Të mësosh se si t’i thuash me dashamirësi jo gjërave që nuk kanë rëndësi, do të lirojë kohën që ju nevojitet për t’u fokusuar në gjërat që janë më të rëndësishme.
- Humbja e durimit. Ne jemi mësuar se nuk duhet të humbasim kurrë durimin, se duhet të menaxhojmë emocionet tona në çdo situatë. Por ka raste kur kjo është edhe e nevojshme për tu liruar dhe shfryrë. Është shumë më e shëndetshme të humbasësh durimin , në vend që të mbash gjithçka përbrenda derisa të shpërthesh dhe të krijosh situata.
- Të ëndëroni me sy hapur. Shumë njerëz e mendojnë ëndërrimin si një formë dembelizmi, por të lejosh mendjen tënde të endet është një nga gjërat më të mira që mund të bësh për veten. Ëndërrimi me sy në të vërtetë ndihmon në rritjen e aftësive tuaja për zgjidhjen e problemeve.
- Parregullsia. Disa studime kanë zbuluar se një mjedis i çrregullt mund të jetë i mirë për produktivitetin, veçanërisht nëse puna juaj kërkon mendim krijues. Dhomat e rregullta mund të jenë të këndshme dhe qetësuese, por parregullsia është e përshtatshme për zgjidhjet jashtë natyrës që jeni mësuar.
Foto marë nga BROKER/REX Shutterstock.


