-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 7:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

5 gabimet që jeni duke berë në mëngjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKuriozitete5 gabimet që jeni duke berë në mëngjes

Nga nisja e mëngjesit tuaj varet gjithcka. Nëse e nisni mëngjesin mbarë atëhere gjithë dita do ju shkojë si duhet. Thënë kjo, disa gabime të bëra gjatë mëngjesit duhen lënë pas.

Këto janë disa nga gabimet qe ndoshta jeni duke berë në mëngjes:

  1. Gabimi i parë që jeni duke bërë është kontrolli i telefonit tuaj. Shumica e njerëzve e bejnë këtë në momentin që zgjohen. Por kjo mund të ketë një ndikim negativ në disponimin tuaj për pjesën tjetër të ditës, sepse duke u marë me të ju nuk po e lejoni veten të zgjoheni natyrshëm. Thënë kjo ka të ngjarë të ndiheni më të shqetësuar për të qëndruar në telefonin tuaj sapo të zgjoheni.
  2. Gabimi i dytë është ai i mosngrënies të vaktit të mëngjesit. Mëngjesi  ju përgatit mendërisht për ditën gjithashtu edhe fizikisht. Konsumimi i një vakti rregullon sheqerin në gjak.
  3. Një nga gabimet e tjera që ne bëjmë është ai i lënies së përgjegjësive për mëngjes. Kjo ndodh sepse në mëngjes ju lini shumë detyra për të kryer sic mund të jenë këto vendime si cfarë të veshim, paketimi i drekës në punë etj. Ju duhet të evidoni disa nga këto duke i përgatitur një mbrëmje më para në mënyrë që të reduktoni stresin dhe mos të ndieni në presion për ditën tuaj.
  4. Një nga gabimet e rradhës është ai i shkrimit të detyrave për gjatë ditës. Sigurisht kjo varion nga çdo person dhe është shumë ndihmuese për ditën , por do të rekomandohej që edhe kjo të bëhej një natë përpara. Koha më efektive për të planifikuar ditën tuaj është një natë më parë, dhe nëse shkruani listën tuaj gjatë kësaj kohe  atëherë mund të pushoni duke e ditur se nesër keni vendosur për çdo gjë që ju nevojitet për të bërë gjatë ditës.
  5. Dhe një nga gabimet e fundit është ai ku ju nuk pini ujë pas zgjimit. Ju nuk keni pirë asgjë për gjashtë ose më shumë orë rresht, dhe jeni të dehidratuar. Duhet të pini një gotë ujë, në temperaturë dhome me stomakun bosh, para se të bëni ndonjë gjë tjetër. Kjo do t’ju hidratojë dhe do tju bëjë të ndiheni më mirë.

 

Foto nga Sleep Matters Club.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img