Fryrja e barkut është një proces i cili ndodh shpesh pas ngrënies. Ky proces mund të ndodhë edhe tek ata që ushqehen shëndetshëm. Shumë vuajnë nga fryrja e barkut dhe problemet me tretjen. Por ka disa ushqime që na ndihmojnë për këtë çrregullim.
Konsumoni këto ushqime për tju ndihmuar nga fryrja e barkut:
- Domate
Domatet janë plot me kalium i cili ul nivelet e natriumit që shkakton fryrje në trupin tuaj. - Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ka rolin e një agjenti tretës.Ajo është tepër efektive në problemet me stomakun, dhe bën të ndiejmë një lehtësim të menjëhershëm pas kosnumimit.
- Selino
Përtypni pak selino për një nxitje hidratimi në mënyrë që të lëvizë tretja juaj. Si një bonus, selino ofron gjithashtu disa molekula të vogla bimore që reduktojnë inflamacionin në trupin tuaj , duke përfshirë edhe zorrët. - Xhenxhefili
Xhenxhefili me shije pikante bën që lëngjet e zorrëve të rrjedhin. Kjo ndihmon tretjen tuaj dhe ndihmon stomakun tuaj të zbrazet më shpejt, gjë që parandalon fryrjen. - Bananet
Për bananet besohet se ato japin baktere të caktuara të zorrëve që ndihmojnë në qetësimin e prodhimit të gazit në bark.
Foto nga BBC, Good Food.


