Interi humbi dje në mbrëmje derbin e Italisë përballë Juventusit me rezultatin minimal 1-0.
Simone Inzaghi ka qenë tepër i zemëruar pas humbjes dhe është shprehur i irrituar pas sfidës duke kërkuar respekt.
“Ka hidhërim të madh për një humbje që ndodhi në këtë mënyrë. Ne i kemi premtuar njëri tjetrit që nuk do të flasim më pas Monzës se kishte ndodhur diçka shumë e rëndë, por sot ndodhi një tjetër.
Ishte një ndeshje qartësisht me të meta, që ngadalëson renditjen tonë dhe na bën të bëjmë një hap prapa në rrugën tonë për të siguruar vendin e dytë.
Nuk mund të kritikoj djemtë e mi pasi ata e luajtën ndeshjen shumë mirë, na mungoi pak fati për të shënuar, por mëkat që ndëshkohemi në këtë mënyrë”, është shprehur i irrituar Simone Inzaghi për “DAZN”.
/BotaSot/


