-1.3 C
Sterling Heights
17/01/2026, 12:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Garuesit e Kosovës fitojnë medalje në Belgjikë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiGaruesit e Kosovës fitojnë medalje në Belgjikë

Taekwondistët e Kosovës, Jon Gashi, Mal Sahiti dhe Elion Agushi kanë fituar medalje në turneun botëror “Belgium Open 2023”, të organizuar nga Federata Botërore e Taekwondosë në Lommel të Belgjikës.

Gashi e fitoi medaljen e artë në grupmoshën junior, kategoria -73 kg. Ai shënoi katër fitore.

Kurse, bursistët kosovarë “Shpresa Olimpike 2023”, Sahiti e Agushi fituan të bronztat për junior.

Mali i realizoi dy fitore dhe një tjetër pa luftë, në kategorinë -68 kg, ndërsa Agushi i shënoi tri fitore dhe një tjetër pa luftë në kategorinë -63 kg.

Pjesëmarrës në turne ishte edhe bursisti ynë olimpik “Paris 2024”,  Arnis Agushi, i cili u ndal në raundin e parë, sikurse Arbnor Bajra, Arbër Bajra e Rona Gashi, në grupmoshën seniore.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img