-1.3 C
Sterling Heights
17/01/2026, 14:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Skënderbeu parakalon Tiranën dhe kërkon kreun e Superligës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiSkënderbeu parakalon Tiranën dhe kërkon kreun e Superligës

Skuadra e Skënderbeut në volejboll për femra ka luajtur në 24 orët e fundit dy ndeshjet e prapambetura të Superligës, duke i fituar të dyja.

Kampionët nga Korça morën 6 pikë, ndaj Teutës dhe Barleti Volley jashtë fushe, duke parakaluar Tiranën në renditje dhe tashmë janë dy pikë pas Partizanit krysues.

Në ndeshjen e parë, Skënderbeu fitoi 3-0 në Durrës ndaj Teutës (25-21, 25-6, 25-16), takim që u komandua nga vajzat korçare, duke marrë tri pikët e radhës.

Po 3-0 Skënderbeu fitoi sot edhe ndaj Barleti Volley në “Asllan Rusi” (25-11, 25-22, 25-7), duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes.

Superliga-Femra-Java e 11-të 

Teuta – Skënderbeu, 0-3

Java e 12-të (e prapambetur)

Barleti Volley – Skënderbeu, 0-3

Renditja: Partizani 36 pikë, Skënderbeu 34 pikë, Tirana 32 pikë, Vllaznia 21 pikë, Barleti Volley 17 pikë, Lushnja 12 pikë, Teuta 3 pikë Korabi 1 pikë.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img