Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit është sa ushtrim mendor po aq edhe fizik. Edhe pse ne mund të ndryshojmë në mënyrën se si e përgatisim mendjen dhe trupin tonë, këtu janë disa këshilla që mund t’iu ndihmojë të përshtateni me një agjërimin të përditshëm:
- Qëndroni të hidratuar. Provoni të pini lëngje disa herë gjatë natës, edhe nëse nuk ndiheni shumë të etur – etja është një sinjal se trupi juaj është tashmë i dehidratuar. Zgjidhni lëngje që nuk përmbajnë kafeinë, sepse pijet me kafeinë mund të jenë dehidratuese.
- Madhësia e porcionit është e rëndësishme. Trupit i duhen rreth 20 minuta për të regjistruar se ka mjaftueshëm për të ngrënë. Pra, mos e teproni me ngrënien gjatë iftarit. Të hash me kujdes dhe të dëgjosh kur jeni me të të vërtetë e ngopur, sjell më pak stres në trupin tuaj dhe ju jep më shumë energji sesa të hani sasi të mëdha në të njëjtën kohë.
- Vazhdoni të jeni aktiv dhe të lëvizni. Megjithëse agjërimi mund të jetë fizikisht rraskapitës, përpiquni të mos jeni plotësisht i ulur. Nëse stërviteni gjatë mëngjesit, do të shikoni se si ndihet trupi juaj nëse kaloni ushtrimet në mbrëmje pasi të keni thyer agjërimin. Ushtrimet e forta nuk janë një ide e mirë gjatë ditës, sepse mund të dehidratoheni shpejt. Por ama shëtitjet e shkurtra të lehta ose disa ushtrime mund të ndihmojnë shumë për të mbajtur energjinë tuaj gjatë ditës.
Foto nga Burjeel Hospital.


