18.4 C
Sterling Heights
08/10/2026, 14:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Berisha kërkon referendum për Reformën Territoriale: “Të vendosin qytetarët”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBerisha kërkon referendum për Reformën Territoriale: “Të vendosin qytetarët”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar projektin e mazhorancës për Reformën Territoriale dhe ka kërkuar që vendimmarrja për hartën e re të vendit t’u lihet qytetarëve përmes referendumit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha kërkoi rrëzimin e projektit dhe propozoi që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin mes dy varianteve për organizimin territorial të vendit. Sipas tij, vetëm pas votës së qytetarëve duhet të sanksionohet në Kuvend varianti që merr mbështetjen e tyre.

Berisha argumentoi se reforma prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, shërbimet publike dhe të ardhmen e komuniteteve në të gjithë vendin. Ai kundërshtoi mënyrën se si mazhoranca po e çon përpara projektin dhe e lidhi atë me interesa politike dhe elektorale.

“Ka të bëjë me shërbimet ndaj tyre. Ka të bëjë me të ardhmen dhe zhvillimin e komuniteteve kudo që janë”, deklaroi Berisha, duke kërkuar që qytetarët të pyeten drejtpërdrejt.

Kreu i PD-së ka kundërshtuar prej ditësh edhe shkrirjen e 15 bashkive, duke argumentuar se ndryshimi i hartës duhet të bëhet pas konsultimit me komunitetet dhe jo vetëm përmes vendimmarrjes parlamentare. PD ka paraqitur një alternativë me 100 bashki, ndërsa mazhoranca ka propozuar një hartë të re me 46 bashki.

Në fjalën e sotme, Berisha e përqendroi kërkesën te referendumi, duke argumentuar se qytetarët që preken drejtpërdrejt nga ndryshimi i hartës duhet të kenë fjalën përfundimtare për organizimin territorial të vendit.

“Le të shkojmë në referendum me dy variantet, cilin variant të votojnë qytetarët, atë variant të vijmë dhe ta sanksionojmë këtu”, u shpreh ai.

Pjese nga fjala e Berishes:

”Këto dy minuta ndajnë karakterin, moralin, qëndrimin tonë ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj Shqipërisë.

Këto dy minuta janë përcaktuese për renditjen tuaj, për renditjen e këtij parlamenti në anën e qytetarëve apo në armiqësi të egër dhe kundër interesave të tyre, në mbështetje të Padrinos, sot njeriut më të urryer në mbarë planetin.

Ndaj dhe, këto dy minuta unë i përdor me thirrjen: në rast se ka mbetur një nanogram në thellësitë, në labirinthet e ndërgjegjes suaj të mykur, një nanogram pro qytetarëve, detyrimeve që kemi ndaj tyre, hidheni poshtë këtë projekt si një projekt armiqësor ndaj tyre.

Hidheni poshtë këtë projekt, për të cilin nuk ka qytetar i çdo bindje politike që voton.

Hidheni poshtë dhe të vendosim sot të shkojmë sot në referendum, të pyesim qytetarët për një proces madhor që mbi të gjitha ka të bëjë me jetesën e tyre aty ku janë.

Ka të bëjë me shërbimet ndaj tyre.

Ka të bëjë me të ardhmen dhe zhvillimin e komuniteteve kudo që janë.

Hidheni poshtë dhe të vendosim të shkojmë në referendum me dy variantet, cilin variant të votojnë qytetarët, atë variant të vijmë dhe ta sanksionojmë këtu.

Kjo është e vetmja rrugë, po ju keni armiqësi me zgjedhësit, keni armiqësi me qytetarët.

Ju po i plaçkisni ata në mënyrën më të tmerrshme dhe nuk çani kokën se ekzistojnë.

Ju i burgosni ata, i përzini nga Shqipëria, kurse vetë si shushunja të vërteta fryheni çdo ditë, çdo muaj e më shumë.“

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img