Në më pak se 1 orë, në “Vitality Stadium” vendasit e Bournemouth do të presin në “shtëpinë” e tyre, “të kuqtë” e Liverpool, në një përballje me synime të ndryshme, por tepër e rëndësishme për të dyja ekipet.
Përsa i përket formacioneve, tekniku i “qershive”, Gary O’Neil ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formulën 4-4-1-1. Në portë është pozicionuar Neto e para tij në mbrojtje Smith, Stephens, Sensei dhe Kelly.
Mesfusha i është besuar katërshes Quattara, Lerma, Billing dhe Anthony, ndërsa Rothëell dhe Solanke janë vendosur në sulmin e “qershive” njëri pas tjetrit.
“Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Bajcetic, Fabinho dhe Elliot, ndërsa “tridenti” i sulmit përbehet nga Cody Gakpo, Darëin Nunez dhe Mohamed Salah..
/BotaSot/