14 C
Sterling Heights
05/11/2026, 15:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gonxhja kërkon që protestat të zhvendosen te sheshi “Skënderbej”, Zhupa: Nuk është festë e PS-se me ftesa, bulevardi u përket qytetarëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetGonxhja kërkon që protestat të zhvendosen te sheshi “Skënderbej”, Zhupa: Nuk është...

Një debat i ashpër është zhvilluar në Komisionin për Kulturën mes ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, dhe deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, lidhur me protestat e fundit në Tiranë dhe bllokimin e rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Përplasja nisi pas qëndrimit të ministrit Gonxhja, i cili kundërshtoi bllokimin e akseve kryesore të qarkullimit nga protestuesit, duke sugjeruar që tubimet të zhvillohen në sheshin “Skënderbej”. Sipas tij, kryeqyteti ka një hapësirë të posaçme, e cila mund të presë një numër të madh qytetarësh dhe të mundësojë zhvillimin e protestave pa penguar lëvizjen e pjesës tjetër të popullsisë.

“Për një numër si ai që kemi parë ditët e fundit, do të doja të kujtoja që në Tiranë kemi një shesh kryesor që quhet sheshi ‘Skënderbej’, një shesh pedonal që mundëson tubime, festa, aktivitete, protesta dhe nxë një pafundësi njerëzish”, deklaroi Gonxhja.

Ministri argumentoi se e drejta për të protestuar nuk duhet të kthehet në një pengesë për qytetarët e tjerë, duke kundërshtuar bllokimin e rrugëve nga grupe të vogla protestuesish.

“Nuk mund të merret peng përditshmëria e gjithë qytetarëve të tjerë se 10-50 veta duan të bllokojnë akset kryesore të qytetit”, u shpreh ai.

Por ky propozim u kundërshtua menjëherë nga deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila theksoi se protesta nuk është një aktivitet i organizuar nga qeveria, ku pushteti mund të caktojë vendin dhe kohën e zhvillimit. Sipas saj, tubimet qytetare janë shprehje e revoltës dhe nuk mund të kufizohen sipas preferencave të ministrave.

“Nuk është protesta festë me ftesa që të organizosh ti ditën dhe vendin. Ashtu bëj festat e PS-së. Kjo është revoltë qytetare”, iu përgjigj Zhupa, duke ironizuar më tej propozimin e Gonxhjas me një referencë për Vorën dhe stadiumin e Kanye Westit.

Deputetja e PD-së këmbënguli se protestuesit kanë të drejtë të zgjedhin hapësirat pranë institucioneve ku ushtrohet pushteti, pasi pikërisht aty drejtohet edhe pakënaqësia e tyre ndaj qeverisjes.

“Bulevardi është i qytetarëve shqiptarë dhe i takon protestës. Nuk ka nevojë të marrë leje. Në çdo vend të botës protestohet ku janë godinat e pushtetit. Jo po të shkojnë në Vorë te stadiumi i Kanye Westit”,-deklaroi Zhupa.

Debati mes dy përfaqësuesve politikë u zgjerua më tej, duke prekur edhe protestat e viteve ’90. Gonxhja solli në vëmendje angazhimin e tij në atë periudhë, duke kujtuar rrethanat dhe mungesën e të drejtave themelore që karakterizonin atë kohë.

Përplasja në komision nxori në pah dy qëndrime të kundërta mbi mënyrën se si duhet të ushtrohet e drejta e protestës: nga njëra anë, shqetësimi i ministrit për bllokimin e qarkullimit dhe ndikimin te qytetarët, dhe nga ana tjetër, këmbëngulja e opozitës se protesta duhet të ruajë karakterin e saj të lirë dhe të zhvillohet edhe në hapësirat pranë institucioneve të pushtetit.

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img