Skiatorja Lara Gut-Behrami ka arritur në podium në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Norvegji.
Kjo është dëshmia më e fortë se sa e paqartë ishte gara dhe padyshim edhe emocionuese.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1747 pikë, pasojnë Gut – Behrami me 986, Vlhova 975 pikë etj.
Lufta për “Globin e vogël të kristaltë” është jashtëzakonisht e ashpër dhe ka edhe dy gara të tjera në program deri në fund të sezonit: të dielën në të njëjtin vend në Kvitfjell dhe në fund të sezonit në Soldeu.
Në disiplinën e supersllallomit, Curtoni kryeson me 310 pikë, ka 8 më shumë se Gut – Behrami, Mowinckel është e treta me 290 pikë etj.
Renditja
1. Cornelia Hütter (Austria) 1:26,83
2. Elena Curtoni (Italia) +0,01
3. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0:12
4. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,16
5. Federica Brignone (Italia) +0,29
6. Tessa Worley (Franca +0,34
7. Franziska Gritsch (Austria) +0,50
8. Mirjam Puchner (Austria) 0+0,62
9. Stepahanie Venier (Austria) +0,80
9. Corinne Suter (Zvicra) +0,80
/BotaSot/