13.8 C
Sterling Heights
04/05/2024, 8:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pavard: Shpresoj të gjej shpejt golin e parë me fanellën e Interit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajme SportivePavard: Shpresoj të gjej shpejt golin e parë me fanellën e Interit

Benjamin Pavard ishte padyshim nga më të mirët e ndeshjes Inter-Juventus, pasi ishte protagonist në autogolin e Gattit, shërbeu një pasim perfekt për Dimarcon dhe bëri 2-3 mbyllje vendimtare, duke ruajtur portën e Sommer të paprekur.

Pas ndeshjes mbrojtësi francez u shfaq mjaft i kënaqur për rezultatin dhe për një tjetër “clean sheet”, që është i 15-i i zikaltërve në 22 ndeshje të luajtura deri tani.

“Shpresoj që shumë shpejt të vijë edhe goli im i parë me fanellën e Interit, megjithatë e rëndësishme është që sot të merrnim tre pikët dhe të festonim me tifozerinë. Jam shumë i lumtur që nuk pësuam asnjë gol dhe tani është koha të festojmë për pak, por shumë shpejt duhet të kthehemi të punojmë, pasi ka ende rrugë përpara. Dua të fitoj trofe me Interin”, u shpreh Pavard./ lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img