Presidenti Trump e nisi fundjavën festive të 4 Korrikut të enjten në mbrëmje, me një ndalesë në Panairin Shtetëror të Iowa, vetëm disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin e tij më të fundit – një paketë të gjerë të quajtur prej tij “e madhe dhe e bukur”, që përfshin disa nga prioritetet kryesore të agjendës së brendshme.
Gjatë kesaj vizite entuziaste në shtetin e Iowa-s, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ndal me tone triumfuese mbi një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike amerikane: kalimin e një projektligji të madh në Kongres. Duke iu drejtuar mbështetësve të tij me gjuhën karakteristike, Trump e cilësoi atë si një “ligj të madh dhe të bukur” – një fitore që, sipas tij, do të ketë ndikim të gjerë në jetën e amerikanëve.
“Sot në Kongres kaluam një ligj të jashtëzakonshëm, një ligj të madh dhe të bukur, që i jep popullit fuqinë që meriton dhe Amerikës drejtimin që i takon. Te gjithe e dinin qe ky eshte nje projektligj shume i mire, prandaj e votuan pa vonese,” – deklaroi Trump përballë një turme entuziaste në Des Moines.
Një mesazh politik i qartë
Fjalimi i Trump në Iowa vjen në një moment kyç, teksa përplasjet me opozitën demokrate janë thelluar. Me këtë ligj të ri, Trump synon të përforcojë imazhin e një presidenti që jo vetëm premton, por edhe vepron – një figurë që “punon për njerëzit” dhe nuk ndalet përballë bllokadave politike në Uashington.
Në stilin e tij të njohur, ai shfrytëzoi podiumin në Iowa jo vetëm për të shpallur fitoren legjislative, por edhe për të sulmuar kundërshtarët që, sipas tij, “duan ta ndalin Amerikën të rritet”.
Presidenti pritet ta nënshkruajë legjislacionin gjatë një ceremonie të premten, ne diten e Pavaresise.
Foto nga Google Images
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA