16.2 C
Sterling Heights
16/10/2025, 15:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dy vendet më të vizituara në botë janë në Evropë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaBotaDy vendet më të vizituara në botë janë në Evropë

Mbi 500 milionë turistë vizitojnë Evropën çdo vit, por në cilin nga vendet e saj zgjedhin të shkojnë më shumë?

GlobalData, një kompani analitike dhe konsulence, ka përmbledhur shifrat për të zbuluar se cili është vendi më i vizituar në Evropë.

Përpara pandemisë COVID-19, Franca ishte vendi më i vizituar në botë duke tërhequr 88.1 milionë vizitorë në vitin 2019, sipas GlobalData.

Kompania ka parashikuar që Franca do të tërheqë rreth 93.7 milionë udhëtarë ndërkombëtarë në vit deri në vitin 2025, duke forcuar titullin e saj si vendi më i vizituar në botë.

Cili është vendi i dytë më popullor në botë për t’u vizituar?

Spanja është afër Francës në renditjen e vendeve më të vizituara në botë.

Ndërsa të gjitha vendet panë një rënie të numrit të vizitorëve gjatë pandemisë COVID-19, Spanja arriti të mposht Francën në vendin e parë duke mirëpritur 26.3 milionë vizitorë.

Deri në vitin 2025, Spanja pritet të tërheqë 89.5 milionë vizitorë ndërkombëtarë, sipas GlobalData./tiranapost

 

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img