-10.1 C
Sterling Heights
15/01/2026, 2:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Disa vende ku dhënia e bakshishit konsiderohet si fyerje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteDisa vende ku dhënia e bakshishit konsiderohet si fyerje

Është e vërtetë se ekzistojnë disa vende në botë ku bakshishi konsiderohet si ofendim.

Edhe pse për disa vende lënia e një bakshishi është pjesë e pagesës , sepse shumica prej njerëzve ndjejnë nevojën për të shpërblyer shërbimin e mirë, disa vënde duken se kanë ” rregulla” të tjera.

Këto janë disa nga vendet ku kjo mund të shihet si fyerje:

Japonia
Në Japoni, bakshishi shihet si një shkelje dhe mendohet të nënkuptojë se një punëdhënës nuk i vlerëson punonjësit e tij sa duhet për të ofruar paga të mjaftueshme.

Një përjashtim mund të jenë disa biznese që ushtrojnë aktivitetin e turizmit. Nëse mendoni se keni marrë një shërbim të jashtëzakonshëm, mund të vendosen pak para në një zarf të bukur dhe ta ofroni si “dhuratë” në fund të qëndrimit tuaj.

Dubai
Ligji federal në Dubai urdhëron që një bakshish prej 10% të shtohet automatikisht në çdo faturë shërbimi. Pra, ndërsa jeni teknikisht  nuk pritet të lihen para shtesë.

 

Kinë
Bakshishi dikur konsiderohej i pasjellshëm në Kinë , por kjo pikëpamje po ndryshon teksa gjithnjë e më shumë turistë të huaj vizitojnë. Sot, bakshishi nuk pritet përgjithësisht, por punonjësit e shërbimit ka të ngjarë të mos refuzojnë një bakshish nëse e ofroni atë.

Hong Kong
Hong Kongu dikur kishte më shumë rregulla të mirësjelljes së stilit perëndimor, duke përfshirë ato që lidhen me bakshishjen, por ndërsa kultura po përputhet me Kinën, po ndjek më shumë norma kineze. Kjo mund të jetë konfuze për udhëtarët që janë mësuar me rregullat e vjetëruara të mirësjelljes.

 

 

 

Foto nga Food and Wine, Google.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img