6.9 C
Sterling Heights
24/10/2025, 3:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nga Nëntori, Instagram dhe Facebook do bëhen me pagesë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaTeknologjiNga Nëntori, Instagram dhe Facebook do bëhen me pagesë

Nga Nëntori, Instagram dhe Facebook do bëhen me pagesë
Meta ka vendosur të bëjë Instagramin dhe Facebookun me pagesë në Bashkimin Europian dhe Zvicër që nga Nëntori.

Versionet me pagesë të Facebook dhe Instagram nuk do të kenë më reklama. Ndërkohë ata që në vend të kësaj zgjedhin të mbajnë versionin falas të mediave sociale do të jenë në gjendje të marrin reklama të personalizuara dhe të vazhdojnë të ofrojnë të dhënat e tyre për këto reklama.

Kostoja e Facebook dhe Instagram ndryshon në varësi të vendndodhjes virtuale ku abonoheni. Nëse e bëni këtë nëpërmjet Web-it do të paguani 9,99 euro në muaj. Nëse e bëni këtë përmes aplikacionit, kostoja do të jetë 12,99 euro në muaj, pavarësisht nëse e bëni në iOS ose në një sistem Android.

Meta thotë se abonimi ka të bëjë me të gjitha llogaritë e lidhura me atë kryesore, të paktën deri në mars 2024. Më pas kostot do të rriten:

Deri më 1 mars 2024, abonimi fillestar mbulon të gjitha llogaritë e lidhura në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi. Megjithatë, duke filluar nga 1 marsi 2024, një tarifë shtesë prej 6 euro në muaj në Web dhe 8 euro në muaj në iOS dhe Android do të aplikohet për çdo llogari shtesë të listuar në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi.”

Pse Facebook dhe Instagram do bëhen me pagesë?

Ideja bazë mund të përmblidhet kështu. Nëse jeni të gatshëm të hiqni dorë nga të dhënat tuaja dhe të keni reklama të personalizuara për ju, atëherë Meta mund të vazhdojë të jetë falas. Në këtë rast, në fakt, platformat vazhdojnë të aplikojnë të njëjtin model biznesi që kemi njohur deri tani. Ndërsa nëse preferoni të mos hiqni dorë nga të dhënat tuaja dhe të mos merrni më reklama, atëherë duhet të paguani./joq-albania.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img