-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 7:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Aulon Naçi Emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKultureAulon Naçi Emërohet Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit...

Aulon Naçi është emëruar drejtor i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Lajmin e konfirmoi Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në Facebook.

Naçi, i cili ka përfunduar studimet në Konservatorin “J. Tomadini” në Udine, Itali, dhe ka vazhduar specializimin në Belgjikë, ka një karrierë të pasur në fushën e muzikës dhe artit. Ai ka udhëhequr artistikisht aktivitete të shumta brenda dhe jashtë vendit, duke bashkëpunuar me emra të njohur të panoramës muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përzgjedhja e Naçit u bë përmes një procesi konkurrimi platformash, të zyrtarizuar me miratim nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Naçi ishte drejtor i komanduar i këtij institucioni dhe sot është emëruar zyrtarisht në këtë post.

Ky emërim është pritur me entuziazëm nga komuniteti artistik dhe kulturor, duke shpresuar se Naçi do të sjellë një frymë të re dhe inovative në drejtimin e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.


Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img