-9.8 C
Sterling Heights
18/01/2026, 11:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

President Trump Bën Thirrje për Paqe: Kritikon Sulmet Ruse në Kiev

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmePresident Trump Bën Thirrje për Paqe: Kritikon Sulmet Ruse në Kiev

Presidenti Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë në platformën e tij Truth Social, duke kritikuar sulmet e fundit ruse në Kiev. Ai i përshkroi bombardimet si “të panevojshme” dhe “ne kohë shumë te keqe, kur bisedimet per paqe vazhdojne,” duke i bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë sulmet dhe të përqendrohet në arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Trump theksoi se 5,000 ushtarë humbin jetën çdo javë si pasojë e konfliktit, duke e quajtur situatën një tragjedi të panevojshme. Ai shprehu zhgënjimin e tij për mungesën e progresit në bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, duke i bërë thirrje të dyja palëve që të angazhohen seriozisht për t’i dhënë fund luftës.

“Nuk jam i kenaqur me sulmet ruse ne Kiev. Nuk ishte e nevojshme, dhe koha shumë e keqe. Vladimir, NDALU! 5.000 ushtarë në ditë vdesin. Le ta përfundojmë Marrëveshjen e Paqes!”- ka shkruar president Trump.

Deklarata e tij vjen në një moment kritik, kur tensionet mes dy vendeve janë në kulmin e tyre dhe bisedimet për paqe janë në një pikë delikate. Trump ka premtuar të ndërmjetësojë një zgjidhje diplomatike dhe ka theksuar rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme për t’i dhënë fund konfliktit. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet dhe përpjekjet për paqe.

Foto nga Google Images

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img