Federata e Hendbollit e Kosovës, me zyrtarët e saj, po prezantohet në nivele gjithnjë e më të larta në kupat evropiane.
Në vazhdën e ngritjes vjen edhe delegimit i Fahredin Hashanit për gjysmëfinalen e Kupës Evropiane për hendbolliste.
Delegati i EHF-së, Hashani, do të kujdeset për mbarëvajtjen e takimit të parë gjysmëfinal mes një skuadre turke dhe skuadrës nga Sllovakia, MKS Iuventa Michalovce.
Ka mbetur të përcakohet gjysmëfinalistja tjetër.
Ndeshjen e parë në mes të Antalya Konyaalti dhe Izmir BSB e ka fituar Antalya me rezultat 39:28.
Ndeshja e kthimit është të dielën në Izmir.
Ndeshjet mes skuadrave turke janë shtyrë për shkak të tërmetit të rëndë që e goditi Turqinë.
Delegimi i Fahredin Hashanit për gjysmëfinale është edhe mirënjohje për punën e mirë dhe korrekte që e ka kryer deri më tani në ndeshjet e kupave evropiane.
/BotaSot/


