-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 7:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tiparet e prindërve që rrisin fëmijë të suksesshëm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteTiparet e prindërve që rrisin fëmijë të suksesshëm

Prindërimi është një nga rolet më sfiduese dhe qëllimet e përgjithshme të prindërve janë sigurisht që fëmija i tyre të qëndrojë larg telasheve, të jetë mirë në shkollë si dhe të ketë aftësi të krijojë një karrierë të suksesshme.  Por cilët janë këta faktorë që parashikojnë suksesin?

Prindërit të cilët kanë fëmijë të suksesshëm ju janë gjetur këto të përbashkëta dhe cilësi:

Së pari ata  i angazhojnë fëmijët me punë.

Kryerja e detyrave herë pas here i bën fëmijët të kuptojnë rëndësinë e menaxhimit të kohës dhe zhvillimin e aftësisë për zgjidhjen e problemve.

Ata i mësojnë fëmijët e tyre të jenë empatik. Fëmjëve ju mësohet të flitet për emocionet e tyre dhe ndjesitë mbi cështje të caktuara. Kjo i bën ata  të arrijnë të bëjnë ndarjen e asaj cfarë përjetojnë ata si dhe të tjerët. Nëse arrijnë të bëhen të rritur empatikë, mund të performojnë dhe punojnë më mirë si në punë të pavarur ashtu edhe në një grup të madh njerëzish.

Ata  tregojnë një interes të vërtetë për hobit dhe pasionet e fëmijëve të tyre.

Cdo fëmijë zhvillon një lloj pasioni jashtë shkollës dhe prindërit nuk përpiqen ti largojnë nga ato qofshin ato sporte , muzikë, videolojra etj. Kjo gjë i mban fëmijët mëndërisht aktivë.

Ata i inkurajojnë fëmijët për të udhëtuar më shumë.

Kjo gjë e bën fëmijën të takojë njerëz të rinj , të përballet dhe njihet më shumë me kultura të reja, si dhe të zhvillojë kureshtjen dhe aftësinë për të zgjidhur probleme shpejt dhe në mënyrë të pavarur.

Dhe së fundi ata janë autoritar me fëmijët.

Prindi autoritar arrin ti udhëheq fëmijët e tyre, duke inkurajuar interesat e tyre dhe duke u mësuar përgjegjësinë. Fëmijët e këtyre prindërve rriten shumë herë më të  disiplinuar, dhe gjithashtu arrijnë të jenë të pavarur dhe të ndihen më të vetë-realizuar.

 

Foto marë nga Times of India.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img