14.3 C
Sterling Heights
04/05/2024, 6:17
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me të cilët diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se presidentja Osmani në takim me diplomatët e Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor, theksoi progresin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transparencës, qeverisjes së mirë dhe në veçanti respektimit të të drejtave të njeriut.

Presidentja Osmani tha se Kosova ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE, në dhjetor të vitit 2022 dhe se është e përkushtuar për t`i përmbushur obligimet dhe kriteret për anëtarësim.

Më tej, presidentja Osmani tha se Kosova e ka inkorporuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe instrumente të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Kushtetutën e saj, duke siguruar të drejtat e komuniteteve, sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike, siç dëshmohet nga organizata të besueshme ndërkombëtare.

Osmani para diplomatëve foli edhe për angazhimin dhe përkushtimin për avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe mbajtjen e edicionit të dytë të Forumit WPS, i cili e ka shndërruar Kosovën në një lider rajonal në përmbushjen e kësaj agjende.

Duke folur për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë në funksion të rritjes së efektivitetit të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim, duke u dhënë atyre qasje në mekanizmat për të drejta të njeriut.

Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetje të mëtejme nga shtetet edhe në fazën e fundit, në votimin që mund të mbahet në muajin maj, në Komitetin e Ministrave, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img