Për herë të parë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, arbitër femër do të drejtojë një ndeshje të futbollit elitar.
Bëhet fjalë për Iva Projkovskën, e cila do të ndajë drejtësinë në përballjen në stadiumin në Tetovë, kur të dielën do të takohen Shkëndija dhe Pobeda. Në “debutimin” e saj të arbitres kryesore të ndeshjes në Tetovë, do të ndihmohet nga Dejan Kostadinov dhe Goce Petreski.
Në sfidat e tjera, gjatë ditës së diel, Struga Trim Lum do të përballet me Akademia Pandevin, ndërsa FC Shkupi do të sfidojë Skopjen.
Ndeshja e vetme, e cila do të zhvillohet gjatë ditës së shtunë do të zhvillohet në Shkup, ku Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Rabotniçkit. Të gjithë ndeshjet e javës së 25-të do të nisin në orën 15.00.
LIGA E PARË – JAVA 25 (0ra 15.00)
Shkëndija – Pobeda
Struga Trim Lum – Akademia Pandev
FC Shkupi – Skopje
Bregallnica – Tikveshi
Makedonija Gjorçe Petrov – Rabotniçki


