-10 C
Sterling Heights
23/01/2026, 4:14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Siguria ushqimore, Krifca: Investime konkrete në laboratorë të standardeve europiane

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaSiguria ushqimore, Krifca: Investime konkrete në laboratorë të standardeve europiane

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se, “siguria ushqimore është prioriteti ynë absolut, me investime konkrete në laboratorë të kontrollit sipas standardeve europiane, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit”.

 

Duke marrë fjalën në takimin “Food standards save lives” organizuar në mjediset e MBZHR-së, ministrja Krifca vuri në dukje angazhimin për konsolidimin e sigurisë ushqimore që siç tha ajo, “vjen edhe si shpërblim i drejtpërdrejtë për prodhuesit dhe eksportuesit e prodhimeve cilësore shqiptare, të cilët eksportojnë sot në plot 78 vende të botës”.

 

Krifca tha se, “po zhvillojmë çdo ditë mënyrat që të kombinojmë zinxhirin e vlerave dhe përpunimin e një produkti final në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore, me kujdes të veçantë për etiketimin dhe cilësinë e produkteve”.

 

Gjithashtu theksoi ministrja, po bashkëpunojmë me projektin e sigurisë ushqimore të Bashkimit Evropian për përsosjen e teknologjisë dhe sjelljen e eksperiencave më të mira nga vendet e tjera.

 

“Po punojmë për hartimin e tre ligjeve të rëndësishme, ligji i kontrolleve zyrtare, ligji i shëndetit të kafshëve dhe ai i shëndetit të bimëve, tërësisht të përputhura me direktivat e Bashkimit Evropian të cilët do të kenë ndikim në industrinë agroushqimore për rritjen e standardeve”, u shpreh Krifca.

 

Ministrja dha lajmin se së shpejti, nis investimi madhor me Bankën Botërore për fuqizimin dhe modernizimin e laboratorëve të AKU-së, si dhe për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në pikat e kalimit kufitar, çka do të garantojë bashkërendimin e plotë të eksporteve shqiptare me tregjet e BE-në, si dhe sigurinë e plotë të importeve të huaja në tregun shqiptar.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img