-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 8:49
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kroçera “Sirena” me 636 turistë amerikanë viziton Durrësin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaKroçera “Sirena” me 636 turistë amerikanë viziton Durrësin

Kroçera “Sirena” me 636 turistë amerikanë ka mbërritur sot në Portin e Durrësit.

Sipas të dhënave nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, anija turistike me gjatësi 180 metra u ankorua mëngjesin e sotëm në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.

Sipas të njëjtave burime, kroçera “Sirena” po kryen një tur në disa qytete turistike të detit Mesdhe dhe u ndal në Durrës pas vizitës në Argostoli (Greqi).

Gjatë qëndrimit të anijes turistike në Durrës turistët e huaj do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës, Beratit dhe Durrësit dhe pas qëndrimit ditor në Durrës, kroçera do të vijojë lundrimin drejt Dubrovnikut (Kroaci).

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img