
21 qershori shënon ditën e Liqenit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau një foto të dy mjellmave në liqenin e Pogradecit për të kujtuar këtë ditë. “Dita e Liqenit të Pogradecit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.Kjo ditë shënon edhe fillimin e sezonit turistik në bashkitë që lagen nga liqeni i Pogradecit: Pogradeci, Struga e Ohri.Liqeni i Pogradecit njihet si një fenomen natyror i jashtëzakonshëm. Ai përfaqëson një nga liqenet më të vjetra në Evropë dhe një zonë me biodiversitet të larmishëm me rëndësi globale. Është vlerësuar si liqeni me biodiversitetin më të lartë në botë, duke marrë parasysh numrin e llojeve endemike për sipërfaqe. Po ashtu, edhe ligatinat e liqenit të Pogradecit kanë një biodiversitet po kaq të pasur dhe të rëndësishëm, me një numër jashtëzakonisht të lartë të specieve endemike. Ujërat e liqenit të Pogradecit vlerësohen me cilësi mezotrofike dhe oligotrofike.


