-1.9 C
Sterling Heights
06/12/2025, 6:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tensionohen sërish marrëdhëniet Maqedoni e Veriut – Bullgari!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaMaqedoniaTensionohen sërish marrëdhëniet Maqedoni e Veriut – Bullgari!

Tensionet Shkup – Sofje ditëve të fundit veçse janë përshkallëzuar edhe më shumë, deri në largimin e ambasadorit bullgar nga Maqedonia e Veriut. Përderisa gjithçka shkonte mbarë, dhe pritej të siguroheshin numrat e nevojshëm të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për t’i bërë ndryshimet Kushtetuese që edhe uhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues. Ndodhi ajo që më pak pritej kthimi në pikën zero, vetoja bullgare ishte ajo që kishte bllokuar vendin me vite të tëra për integrim në BE, por jaqë sërish po flitet për një rikthim të mundshëm. Tensionet filluar pas sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikovit – përfaqësues i një klubi bullgar në qytetin e Ohrit. E për të cilin sulm institucionet e vendit morën masat e duhura, madje ministri Osmani ishte në vizitë në Sofje, por e gjithë kjo përpjekje ishte e kotë pasi Bullgari po tregohet shumë më e ashpër në vendimet që po i merr në raport me Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.

Tensionet Maqedoni e Veriut – Bullgari kanë një histori të gjatë-

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, dy shtete fqinje, kanë një të kaluar me ngritje dhe rënie në marrëdhëniet e tyre, që nga periudha para Luftës së Dytë Botërore. Sofja në vazhdimësi e ka kontestuar identitetin, gjuhën dhe të kaluarën historike të maqedonasve duke pretenduar se ato kanë “rrënjë bullgare”, por maqedonasit thonë se kanë identitetin e tyre kombëtar, të njohur ndërkombëtarisht, që nga periudha e ish-Jugosllavisë, dhe të konfirmuar me shpalljen e pavarësisë nga shteti komunist në vitin 1991. Raportet ndërmjet dy vendeve janë përcjellë me tensione gjatë periudhave të ndryshme.

Për herë të parë në vitin 2017 dy shtetet arrijnë një marrëveshje për fqinjësi të mirë. Por, kjo marrëveshje, në vend të afrimit thelloi ndarjet mes dy vendeve, kryesisht lidhur me dallimet e tyre për të kaluarën historike. Dy vite më vonë, në vitin 2019 Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veton për hapjen e negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut duke e kushtëzuar heqjen e saj me një marrëveshje të re për gjuhën, identitetin, historinë dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoni të Veriut.

Vitin e kaluar, më 2022 hapet klubi bullgar në Manastir me emrin “Vanço Mihajllov” me praninë e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov. Kjo nxiti reagime të shumta në Shkup, pasi Vanço Mihajllov konsiderohet një figurë nga e kaluara që luftonte për bashkimin e tokave bullgare që përfshinin edhe Maqedoninë e Veriut.

Po në të njëjtin vit, Maqedonia e Veriut pranon atë që njihet si “propozim francez”, apo marrëveshjen me Bullgarinë që parasheh përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën maqedonase. Sofja heq veton ndaj Shkupit, me çka RMV-së i hapet rruga për hapje të negociatave me BE-në. Por, disa muaj më vonë, në tetor të vitit 2022 në qytetin e Ohrit hapet klubi i dytë bullgar “Car Borisi i Tretë”. Tensionet mes dy vendeve sërish rriten pasi Borisi i Tretë, sipas maqedonasve, ishte një perandor bullgar që mohonte identitetin dhe shtetin maqedonas.

Me çka Maqedonia e Veriut detyrohet që në Kuvend të merret vendim për ndryshimin e ligjit, me të cilin ua ndalon shoqatave dhe partive të mbajnë emra fashistë, siç konsiderohen t’i kenë dy klubet bullgare. Gjitha këto ngjarje mbeten në vitin e kaluar me shpresë që viti që vjen do të jetë një vit i stabilizimit të marrëdhënieve dhe qetësimit të tensioneve, por ndodhi e kundërta tensionet veçse u përshkallëzuan edhe më shumë.

Ku në janar të këtij viti, disa shtetas bullgarë të udhëhequr nga eurodeputeti Angel Xhambaski marrin pjesë në një manifestim në Shkup, ku u dëgjuan deklarata anti-maqedonase si “Maqedonia është tokë bullgare”.

E ndaj këtyre deklaratave nuk kanë qëndruar të heshtur institucionet përgjegjëse, dhe me reagim të menjëhershëm kanë dalë nga MPJ, të cilët i kanë cilësuar këto deklarata si “provokim i rëndë” që rrënojnë përpjekjet për përmirësimin e raporteve mes dy shteteve.

Kur u përshkallëzuan më shumë tensionet Shkup – Sofje?

19 janari i këtij viti është dita kur sulmohet fizikisht një anëtar i një klubi bullgar në Ohër. Sofja doli me akuza për dhunë shtetërore ndaj pjesëtarëve të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë Bullgaria do t’i ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të mërkurën në mbrëmje e bëri publik edhe vendimin për tërheqjen e ambasadorit të saj nga Shkupi. Kjo u bë e ditur nga ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikolai Milkov, pas një seance në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të Bullgarisë, ku ishte diskutuar për tensionet e fundit me Maqedoninë e Veriut, pas sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikovit – përfaqësues i një klubi bullgar në qytetin e Ohrit.

I pyetur ministri i Jashtëm bullgar nëse pas këtij incidenti Sofja do t’i bllokojë bisedimet e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Milkov tha se Bullgaria këtë nuk do ta bëjë sepse, “bisedimet asnjëherë nuk kanë filluar” andaj si reagim për incidentin do të ndërmarrë masa të tjera si “ndërprerja e të gjitha projekteve të përbashkëta ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut”.

Presidenti, Stevo Pendarovski, paralajmëroi pas mbledhjes me Këshillin e Sigurisë se më 4 shkurt në Shkup do të udhëtojë një grup i bullgarëve, përfshirë politikanë, për të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit, i cili njihet si një figurë historike nga periudha e vitit 1900, identitetin e të cilit e pretendojnë, si Sofja, ashtu edhe Shkupi.

Pendarovski deklaroi se ka informacione se ky grup mund të shkaktojë incidente, andaj edhe i ka propozuar Qeverisë ndalimin e hyrjes në vend të eurodeputetit bullgar, Angel Xhambaski, si dhe të disa personave të tjerë shtetas të Bullgarisë. Presidenti gjithashtu, tha se ka të dhëna se pas strukturave në Bullgari që bëjnë fushatë anti-maqedonase qëndron shërbimi inteligjent rus.

Në kohën kur po vazhdon lufta në Ukrainë dhe po shihen përpjekjet e Rusisë për zgjerim të konfliktit dhe ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet kujdes maksimal për mbrojtje nga një cenim i paqes, e kjo mund të bëhet vetëm në harmonizim me politikat e BE-së, SHBA-së. Prandaj, tani në këtë fazë është shumë e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet fqinjësore me Bullgarinë që kanë qenë edhe pengesa kryesore ndër vite që bllokonte Maqedoninë e Veriut drejtë anëtarësimit në BE. Tani kur kjo bllokadë është hequr, dhe RMV është kushtëzuar për të bërë ndryshimet Kushtetuese që pakicat bullgare të futen si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit, kjo sipas propozimit francez që kanë pranuar dyja shtet. Dhe, tani prishja e marrëdhënieve prish punën e arritur deri më tani. /Zhurnal.mk

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img